Censusi i popullsisë në vendin tonë do të bëhet në vitin 2022, pasi u shty për shkak të tërmetit të nëntorit të vitit 2019 dhe situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19. Në kuadër të këtij procesi u mbajt sot takimi i parë i komitetit drejtues të Censusit të Popullsisë në nivel bashkie në Klos. Pjesmarrës në takim ishin, kryebashkiaku Ilmi Hoxha, Përfaqësuesja e Zyrës Rajonale të Instat Juljana Konomi, dhe pjesa tjetër e komitetit të censusit të popullsisë nga stafi i bashkisë Klos. Konomi sqaroi edhe hapat që do të ndiqen deri në nisjen e punës në terren për regjistrimin e popullsisë.

Ky është censi i tretë që zbaton Shqipëria, pas atij të zhvilluar në 2001 dhe më pas në vitin 2011. Qëllimi i tij është regjistrimi i popullsisë dhe krijimi i të dhënave të sakta që shërbejnë si databazë, si dhe grumbullimi i të dhënave demografike, ekonomike e sociale.