Rritja e çmimeve të produkteve të grurit por dhe miellit në veçanti ka bërë që shumë banorë të zonave rurale t’i rikthehen kultivimit të grurit. Një prej tyre është edhe Musa Muça nga Klosi. Për të patur prodhimin e tij, Musai ka punuar tokën e cila prej shumë vitesh ishte lënë djerr. Ndonëse kostoja e punimet e deri tek mbjellja për të ka shkuar në mbi 30 mijë lekë të rinj për jo më shumë se 3 dynym e 500 metra, Musa Muça shpreson që të marrë prodhim të justifikueshëm pasi shpenzimet janë të larta. I moshuari na thotë se mbjellja e këtij viti është për shkak të rritje së çmimeve që kanë nisur prej më shumë se dy muajsh.

  Rritja e çmimit të karburanteve por edhe të produkteve të tjera ka bërë që fermerët të jenë në mëdyshje sa i përket mbjelljes sezonale të grurit. Sipas tyre, kostoja deri në prodhim, nuk e justifikon rendimentin që marrin nga kulturat e ndryshme bujqësore.