15 familje të lagjes Çupaj në fshatin Fshat të Bashkisë së Klosit prej katër muajsh janë pa rrugë automobilistike. Shkak për këtë është bërë shembja e një pjese të vogël të rrugës në hyrje të lagjes si rezultat i shirave të muajit Mars të këtij viti. Një pjesë e rrugës, jo më shumë se dy metra lineare është shembur, ç’ka bën të pamundur që mjetet automobilistike të kalojnë në të. Banorët i kanë kërkuar pushtetit vendor disa herë të ndërhyjë për ndërtimin e një muri, por ata thonë se nuk kanë marrë zgjidhje deri në këto momente. Për shkak të dëmtimit të rrugës banorët kanë patur probleme në transportimin e të sëmurëve apo ju janë vrarë kafshët e ngarkesës. Të gjendur në këto kushte, ata kërkojnë ndërhyrje urgjente në të kundërt do t’i drejtohen kryeministrit Rama.

Kjo lagje e fshatit Fshat është ngjitur me rrugën e Arbrit, ku banorët shpresojnë që do tju sjellë zhvillim ekonomik.