Bizneset e mbyllura momentalisht nga situata e krijuar nga Covid-19, tashmë janë në vështirësi, por edhe ato biznese që janë lejuar të jenë hapur, po përballen me probleme. Në këtë kategori bëjnë pjesë dyqanet e vogëla e kryesisht në zonat rurale. Rasim Shahini ka një dyqan të vogël ushqimoresh në fshatin Bejn të Klosit. Ai thotë se situata e krijuar nga koronavirusi ka vënë në vështirësi të mëdha familjet në nevojë. Ai tregon se blerjet me listë janë dyfishuar gjatë një muaji, qoftë për ushqimoret e që qoftë për miellin. Sipas Rasim Shahinit, kjo situatë jo vetëm ka prekur familjet ne nevojë, por edhe atë si tregtarë. Nga ana tjetër, Rasimi tregon se do të vazhdojë kështu, duke dhënë me listë pasi nuk mund t’i lërë bashkëfshatarët e tij pa buk.