Të hënën me 18 Maj maturantët në të gjithë vendin do të kthehen në shkollat e tyre. Por procesi i konsultumeve para provimeve të maturës shtetërore do të bëhet duke zbatuar rregullat e situatës së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga Covid-19. Nisur nga kjo, bashkitë kanë nisur punën për përgatitjen e këtyre ambjenteve. Maturantët e gjimnazit “Shaban Çollaku” të qytetit të Klosit do të vijojnë të përdorin ambjentet e shkollës 9-vjeçare “Tahir Hoxha”. Koordinatorja për të Drejtën e Informimit në Bashkinë Klos, Matilda Lleshaj, tha se është bërë dezinfektimi i ambjenteve të shkollës sip o merren masat e kërkuara nga autoritetet arsimore e shëndetësore. Bashkia e Klosit ka tre gjimnaze gjithsej, Gjimnazi “Shaban Çollaku” Klos, “Haxhi Lata”, Suç, dhe Shkolla e Mesme e Bashkuar Xibër. ku të hënën do të ripresin maturantët.