Megjithëse është jo më shumë se 1 kilometër në gjatësi, dhjetra banorëve të lagjeve Shenjatari dhe Prroisi, përballen me vështirësi të qarkullimit të automjteve në rrugën e lagjeve të tyre.
Jashtë kameras, banorët e këtyre lagjeve u shprehën se gjatë periudhës së dimrit, asnjë lloj mjeti nuk shkon tek banesat e tyre për shkak të baltës së madhe që krijohet në disa vende të këtij aksi rrugor.
Megjithëse fshatit Bejn i shkon rruga e asfaltuar deri tek shkolla 9-vjeçare, problem vijojnë të jenë rrugët e lagjeve, të cilat kanë nevojë për investime afatgjata.
Banorët kërkojnë që bashkia Klos të ndërhyjë në këto rrugë gjatë këtyre ditëve në mënyrë që në stinën e dimrit të mos kenë probleme për të shkuar tek banesat e tyre.
Rruga e lagjeve Shenjatari dhe Prrojsit jo vetëm që është e mbushur me gropa, por i mungojnë edhe kanalet kulluese, çka bëjnë që traseja të dëmtohet vazhdimisht.