Pas disa javësh pune intensive rehabilitimi i plotë i rrugës së lagjes “Elezi” në qytetin e Klosit është drejt fundit. Kryetari i Bashkisë Klos, Basir Çupa inspektoi fazën e fundit të punimeve e cila është shtrimi me gurë dekorativ të kësaj rruge mbi shtresën e betonit.
Çupa tha se tashmë këta banorë nuk do të kenë probleme për të shkuar në banesat e tyre pasi rruga nuk do tju sjellë më probleme si më pare.
Nga ana tjetër Çupa tha se projekte të tilla do të vazhdojnë të implementohen nga bashkia e Klosit.