Edhe Bashkia e Klosit është prekur shumë nga tërmeti i 26 Nëntorit, duke dëmtuar shumë banesa. Specialistët e Emergjencave Civile në këtë bashki, prej ditësh po bëjnë të gjitha verifikimet e raportimeve nga banorët.
Një nga grupet e verifikimeve ishte në fshatin Plan i Bardhë, fshat i cili edhe ky është prekur nga dëmet e tërmetit. Zëvendëskryetari i Bashkisë Klos, Armand Gjini tha se deri tani janë rreth 45 shtëpi të pabanueshme. Gjini shtoi se një pjesë e tyre janë strehuar në çadra e pjesa tjetër po ju lidhen kontratat e qirasë.
Nga ana tjetër, Zëvendëskryetari i Bashkisë Klos, Armand Gjini tha se procesi i verifikimeve ende nuk ka përfunduar, pasi ka të tjera banesa që pritet të dalin të pabanueshme.