Agjensia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka dëmshpërblyer familjet e dëmtuara nga tërmeti i Korrikut të vitit 2018 si dhe disa familje banesat e të cilave janë djegur nga zjarri. Përgjegjësi i Sektorit të Mbrojtjes Civile në Bashkinë Klos, Nerim Dema tha se momentalisht vetëm këto familje janë dëmshpërblyer.
Ndërkohë të dëmtuarit nga dy tërmetet e vitit 2019, ai i Shtatorit dhe 26 Nëntorit ende nuk janë dëmshpërblyer. Përgjegjësi i Sektorit të Mbrojtjes Civile në Bashkinë Klos, Nerim Dema shprehet se edhe këto familje do të dëmshpërblehen, ndërsa pritet që fondi të akordohet nga Agjensia e Mbrojtjes Civile në Tiranë.
Dosjet e familjeve të dëmtuara nga dy tërmetet e vitit 2019 në Bashkinë e Klosit janë kaluar në këshillin bashkiak në fund të muajit Dhjetor.