Pas shqetësimit të ngritur një ditë më parë nga banorët e lagjes Zall-Unjate në fshatin Unjate të Bashkisë së Klosit, ka reaguar vetë Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë Klos Jetmir Dedolli. Ai tha se shqetësimi i banorëve është i drejtë dhe sipas planit të punës për ndërhyrjet në rrugët rurale, kjo rrugë do të rehabilitohet e plotë me shtrim të saj, hapje të kanaleve kulluese anësore etj. Sipas Dedollit rruga në fjalë do të rehabilitohet sapo mjetet e bashkisë të përfundojnë rrugën e fshatit Mishtër në Njësinë Administrative Gurrë.
Banorët e lagjes Zall-Unjate në Bashkinë Klos, kërkuan ndërhyrje në rrugën e tyre e cila prej më shumë se 9 vitesh nuk shtrohej me zhavor, një aks që ata e kishin hapur vetë dikur.