8 Marsi njihet në mbarë botën si Dita Ndërkombëtare e Gruas, por në Shqipëri është kthyer më së shumti në festën e grave, paçka se zanafillën e saj në botë e ka si protestë. Çifti i të moshuarve Hanife e Ramazan Këneci nga fshati Suç, kanë vendosur që për herë të parë të dalin sëbashku për të festuar këtë ditë. Veç shëtitjes dhe kafes së konsumuar në Klos, Ramazani tregon se ka vizituar edhe vajzat e tij për t’ju uruar 8 Marsin.

  Bashkëshortja e Ramazanit, Hanife Këneci thotë se ju bashkangjit kësaj feste që e njeh si Festa e Nënës.

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas është festuar edhe nga kloektiva punonjësesh të administratave dhe institucioneve shtetërore në Mat.