Aksi rrugor nacional Klos – Bulqizë është kthyer në një pritës jo vetëm i kafshëve të ngordhura por edhe produkteve të tjera, të dëmshme për mjedisin. Ngjitur me vendin ku u konstatuan pak ditë më parë rreth 20 qen të ngordhur, është edhe një sasi e madhe produktesh të skaduara që janë hedhur aty. Me dhjetra shishe plastike me pije të ndryshme janë hedhur në mjedis të hapur.
Produktet kanë kaluar afatin e skadencës por në vend që të asgjësoheshin sipas procedurave ligjore, janë hedhur ngjitur me rrugën nacionale, Klos – Bulqizë. Të gjitha njësitë tregtare që operojnë në vendin tonë duhet të ndjekin disa hapa ligjor për asgjësimin e produkteve të skaduara apo të dëmtuara. Ligji parashikon se këto subjekte duhet të njoftojnë organet tatimore, Autoritetin Kombëtar të Ushqimit etj.
Por kjo nuk ka ndodhur pasi këto produkte janë hedhur në mjedis të hapur. Nuk dihet se si e nga kush janë hedhur por nëse produktet kanë kaluar proceset e dokumentacionit të blerjes, atëherë atom und të jenë të verifikueshme për shkak se mbajnë barkodin secili prej tyre.