Më në fund bashkia e Klosit ka ndërhyrë për riparimin e shtresës së urës së Darsit apo siç njihet ndryshe ura e ish pazarit të vjetër. Mat Tv e ngriti disa herë shqetësimin e banorëve që e përdorin këtë urë. Dëmtimi i dërrasave erdhi pas rreth 1 viti e gjysmë nga ndërtimi i saj. Kryetari i Bashkisë Klos, Ilmi Hoxha tha se specialistët e drejtorisë së shërbimeve do të bëjnë të gjitha ndërhyrjet e nevojshme në të që kalimi i banorëve të jetë i sigurtë.
Ndërkaq, pas përfundimit të riparimit të shtresës së së kësaj ure, kryebashkiaku i Klosit, Ilmi Hoxha tha se do të ndërhyhet edhe në ura të tjera tip bel apo pasarel siç është ajo e fshatit Dom në Njësinë Administrative Suç.
Urat tip bel dhe pasarel shpresh bëhen problematike sidomos ata që shtresë kanë dërrasa.