Bashkia e klosit vijon punën për rehabilitimin e rrugëve rurale në të gjithë territorin e saj. Pas përfundimit të shtrimit të rrugëve problematike në njësinë administrative Gurrë, tashmë puna është zhvendosur në njësinë Administrative Suç.
Prej tre ditësh mjetet e drejtorisë së shërbimeve në bashkinë e klosit po punojnë për shtrimin e kësaj rruge. Si material për shtrimin e kësaj rruge është përdorur asfalti i hequr gjatë rikonstruksionit të rrugës nacionale Klos – Burrel.
Gjatë kohës që është bërë rikonstruksioni banorët i kanë kërkuar firmës që tjua japë atyre materialin e hequr.
Shpërndarja e materialit është bërë me mjetet e bashkisë, por jashtë kameras banorët kërkuan që materiali të ngjeshet me mjetin tip rrul, pasi në të kundërt do të jetë i pa efektshëm, sepse shiu do ta gërryejë menjëherë.
Pas përfundimit të rehabilitimit të rrugëve në Njësinë Administrative Suç, puna do të përqendrohet në njësinë Administrative Xibër, për të rehabilituar të gjitha rrugët e kësaj njësie.