Masat e marra nga institucionet qendrore e vendore për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ka bërë që ato të vazhdojnë apelet për qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme në zona të populluara.
Nënkryetarja e Bashkisë së Klosit, Adelina Laçi tha se tashmë koha është që të gjithë të kontribuojnë për të të parandaluar Covid-19 dhe se të gjithë qytetarët duhet të ndjekin rregullat e institucioneve shëndetësore. Nga ana e pushtetit vendor në klos vijon dezinfektimi i të gjitha hapsirave publike dhe institucioneve ku ka patur përqendrim të një numri të lartë qytetarësh.
Nisur nga situata aktuale e Covid-19 Bashkia Klos ka vendosur të ndërpresë punën në zyrën me një ndalesë deri me datë 23 Mars.