Banorët e fshatit Unjate në Bashkinë e Klosit ankohen për ujin e pijshëm e atë vaditës. Banorët e këtij fshati thonë se mbi fshat ka ujë me shumicë, por tek ata nuk është ndërtuar rrjet i furnizimit me ujë të pijshëm. E njëjta situatë ka ndodhur edhe me ujin vaditës. Të mbjellat e banorëve të këtij fshati janë në shpresë të natyrës, nëse do të bie ndonjë reshje shiu. Banorët shprehen se infrastruktura rrugore nuk është krejt e keqe, por hedhja e zhavorit në këtë thatësirë, ka bërë që zhavori më shumë të bëhet pengesë për lëvizjen e automjeteve se sa t’i lehtësojë ato.

Banorët e këtij fshati shpresojnë që të investohet edhe në fshatin Unjate dhe një ditë të mos vuajnë më për ujë të pijshëm e ujë vaditës, dy element jetik për ekzistencën e të gjithëve.