Banorët e fshatit Kloskatund në Bashkinë e Klosit prej 30 vitesh po përballen me mungesën e ujit të pijshëm. Banorët shprehen se që me ndërtimin e traverbankut u thanë edhe burimet e tjera që kishin, duke bërë që të mbeten në të thatë që prej asaj kohe. Ata shprehen se janë të detyruar që ujin e pijshëm ta sigurojnë larg, ku shkojnë dhe e marrin me makinë çdo ditë.
Por situata problematike nuk është vetëm për njerëzit por edhe për bagëtinë. Xhevahir Spahiu tregon se duhet t’i dërgojë bagëtitë në lumin Mat çdo ditë për të pirë ujë pasi nuk ka në fshat.
Banorët e Kloskatundit kërkojnë ndërtimin e një ujësjellësi që do tju zgjidhte përfundimisht problemin. Ata thonë se gjithmonë ju është premtuar uji i pijshëm dhe ai vaditës, por deri tani asnjërin nuk e kanë.