Banorët e lagjes Zall-Unjate në Klos ankohen për mungesën e investimeve në infrastrukturën rrugore. Sipas këtyre banorëve, që kur e kanë ndërtuar vetë rrugën e lagjes së tyre, askush nga pushteti vendor nuk është kujtuar për ta që tjua shtrojë. Banorët e kësaj lagjeje shprehen se shumë mjete e kanë të pamundur të qarkullojnë në këtë rrugë për shkak se ajo nuk është e shtruar as me zhavor. Edhe në raste fatkeqësishë, të gjithë ata që vijnë në këtë lagje, duhet që t’i lënë mjetet të paktën 1 kilometër e gjys larg. Banorët janë në pritje të një investimi të tillë nga bashkia e Klosit të paktën prej 10 vitesh.

Drejtues të Bashkisë së Klosit thanë se problemi i këtyre banorëve është i drejtë dhe se menjëherë sapo të mbarojnë punimet në rrugët e fshatit Gurë i Bardhë, mjetet do të ndëryjnë në rrugën e lagjes Zall-Unjate.