Banorë të fshatit Dars në Bashkinë e Klosit pio përballen me probleme të infrastrukturës rrugore si dhe të ujit të pijshëm. Sipas tyre edhe pse fshati Dars është ndër fshatrat më të afërt me qytetin e Klosit ai ka probleme të mëdha me rrugën e cila po kthehet në gati e pakalueshme.

Një tjetër problem i ngritur nga këta banorë është edhe dëmtimi i një ure rreth 3 vite më parë, një problem që ende ka mbetur i pazgjidhur. Koha shumë e vogël e furnizmit me ujë të pijshëm është një tjetër shqetësim që ngrejnë banorët e Darsit të cilët kërkojnë ndërhyrjen e Bashkisë Klos për zgjidhjen e këtyre problematikave.

Nga ana tjetër, banorët shpresojnë që pushteti vendor do të gjejë një zgjidhje para se të nisin shirat e vjeshtës dhe stina e dimrit.