Banorët e fshatit Shëngjun në Bashkinë e Klosit vijojnë të përballen me problemet e infrastrukturës rrugore. Rruga që e lidh këtë fshat me rrugën nacionale Bulqizë – Klos është gati e pakalueshme. Gropat e mëdha në të gjithë aksin e bëjnë të vështirë qarkullimin e mjeteve, sidomos të atyre të vogëlave.
Për shkak të mungesës së kanaleve kulluese anësore ujërat e shiut vërshojnë përmes rrugës duke e dëmtuar atë. Drejtuesit e mjeteve shprehen se deri tani nuk është bërë asgjë për rrugën e tyre, duke e lënë në mëshirë të fatit.
Kjo nuk është hera e parë që banorë të Shëngjunit apelojnë për ndërhyrje, por deri tani nuk është marrë asnjë masë për rehabilitimin e aksit rrugor që ata përdorin për të lëvizur drejt klosit apo anasjelltas.