s Shumë fshatra të Bashkisë së Klosit përdorin ura tip Bel për tu lidhur me rrugën nacionale apo vetë qytetin e Klosit. E tillë është edhe ura e fshatit Mishtër në Njësinë Administrative Gurrë. Kjo urë është ndërtuar rreth 10 vite më parë, ndërsa vazhdimisht është dashur ndërhyrje në të për shkak të problemeve që kishte. Por një ndër problemet e këtyre urave janë shtresa e dërrasës. Megjithëse ajo ndërrohet shpesh nga specialistët e shërbimeve në bashki, ato thyen brenda një kohe të shkurtër. Një ndër shkaqet është kalimi i mjeteve me ngarkesë të rëndë mbi këto ura. Dëmtimi apo thyerja e dërrasave vështirëson qarkullimin e mjeteve autovetura apo furgonëve të këtij fshati. Banorët kërkojnë rikthimin në normalitet të lëvizjes pasi kjo është rruga më e shkurtër për të zbritur në rrugën nacionale Burrel – Klos. Dëmtimi i dërrasave nga mjete të tonazhit të rëndë u bë edhe tek ura e Darsit tek ish pazari i vjetër në Klos. U desh ndërhyrja e bashkisë që ajo të bëhej funksionale për qindra banorë të zonës.