Pavarsisht se qeveria kishte deklaruar se asnjë nga familjet e demtuara nga termetet e vitit 2019 nuk do ta kalonte naten e vitit te ri ne çadra, ndryshe ka ndodhur me të paktën 4 familje të tilla në Bashkinë e Klosit. Gjatë nje vezhgimi të bërë nga Mat Tv ne të kater prej këtyre familjeve vihet re se irritimi i banorëve që strehohen në këto kushte atmosferike të motit edhe pas një viti nën çadra, është i lartë.
Ato u shprehen se për ta nuk ka Vit të Ri e festë përballë këtyre vështirësive që po kalojnë. Jetesa ne cadra për ta eshte nje beteje e cdo minuti pasi moti i paqendrueshem me erera ta forta, shiu dhe uji po deperton në çadrat e amortizuara nga dielli i verës e ngricat e dimrit.
Ne familjen Basi të dëmtuar nga tërmeti, në fshatin Plan i Bardhë, në bashkinë e Klosit jane 12 pjestare te cilet do ta kalojnë naten e vitit te ri ne cader.
Edhe 2 pjestarët e familja Hoxha, në fshatin Bejnë të Bashkisë së Klosit, kryefamiljari dhe gruaja invalide fati e desh që netët e ndërrimit të viteve t’i kalojnë për së dyti vit nën çadër.
Ndërsa Familja Kaceli nga fshati Unjate i bashkisë Klos, eshte e perbere nga 5 pjestare të cilët Viti i Ri do t’i gjejë sërish nën çadër.
Familja Kaceli nga fshati Rripë i bashkisë Klos, eshte e perbere nga 3 pjestare, për të cilët nuk do të ketë një festë natën e Vitin e Ri 2021 në kushtet e vështira që po përjetojnë nën çadër.
Pamjet filmike flasin vete dhe nuk kane nevoje per komente
Kujtojmë që Bashkia e Klosit, edhe pse ka 57 shtëpi të dëmtuara nga tërmetet e vitit 2019 dhe 27 familje që jetojnë në çadra, nuk është përfshirë në planet e rindërtimit të qeverisë dhe banorët po përballen për të dytin vit me kushtet e vështira atmosferike që sjell dimri.