Kjo është Armonela Jahja nga fshati Fullqet i Bashkisë së Klosit. Ajo është 23 vjeçe dhe vuan nga një sëmundje e rëndë që prej lindjes së saj. Armonela jeton me gjyshërit të cilët janë kujdesur në gjithë këto vite. Gjyshja e saj, Pranvera, thotë se sëmundja e mbesës është shfaqur pesë javë pas lindjes kur ajo po bënte një vaksinë.
Vetë Armonela kërkon ndihmë pasi i kanë thënë se sëmundja e saj, mund të kurohet vetëm jashtë shtetit. Ajo vuan nga kyçet e këmbëve dhe krahëve, pasi i janë tharë lëngjet që nevojiten në këto dy gjymtyrë.
Duke qenë se gjithë jetën e saj Armonela e ka kaluar në shoqërinë e gjyshërve, ajo ka një dëshirë të madhe, të bëhet si shoqet e saj dhe të dalë bashkë me to. Për të realizuar këtë dëshirë, Armonela kërkon ndihmën e të gjithëve.