Klevis Çelaj është kampioni i boksit në kategorinë elitë për të rritur, pesha 52 kg, të shpallur në datën 7 nëntor, në kampionatin kombëtar të boksit te mbajtur ne pallatin e sportit Farije Hoti ne Shkoder. Por Klevis Çelaj, nuk është thjesht kampion në ring. I riu nga lagjja Çole e Vlorës është kampion i jetës dhe fatit të tij, pasi ka arritur të triumfoj përball mjerimit dhe skamjes, e të ngjitet në ring e jo thjesht si debutues, por duke realizuar ëndërrën e tij e të shpallet kampion. Përball këtij mjerimi, familja Çelaj sërish nuk dorëzohet. Nëna e kampionit ka vetëm një apel ndaj institucioneve dhe kujtëdo që ka mundësi, të ndihmojnë djalin të vazhdojë ëndërrën për të mbrojtur titullin kampion, pavarësisht se vetë do ti duhet që të kalojë edhe netë të tjera pa ngrënë. Syri TV publikon numrin e telefonit të kampionit te boksit Klevis Çelaj, për këdo që ka mundësinë për ti ardhur në ndihmë, si dhe i drejton apel institucioneve të reagojnë për përmbushjen e detyrimeve të tyre sa nuk është vonë. Klevisi mposhti mjerimin e realizoi ëndërrën, tashmë kjo ëndërr duhet vazhduar e të mos lejohet që mjerimi ta mposht.