KLASAT E PARA MBYLLIN LIBRIN E ABETARES

KLASAT E PARA MBYLLIN LIBRIN E ABETARES

Muaji Maj është muaji i cili për fëmijët e klasave të para nis një kapitull tjetër. Ata përfundojnë librin e Abetares i cili ju mëson shkronjat e jetës e kalojnë në librin e leximit. Por përfundimi i librit të Abetares prej vitesh kurorëzohet me festë që organizohet nga vetë mësueset. Klasa e parë A në shkollën “31 Korriku” me mësuese Anila Stanën, kurorëzoi përfundimin e librit të abetares me festë. Me mbështetjen e prindërve, festa u zhvillua në një ambjent privat shoqëruar me kërcime, lojëra e argëtime të ndryshme. Në fjalën e saj mësuesja e Klasës së Parë A në shkollën “31 Korriku” tha se për nxënësit tashmë nis një etapë tjetër, ndërsa falenderoi prindërit për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë. Në këtë festë nuk munguan as interpretimet në muzikë me motive tradicionale.