Menjëherë pas përfundimit të provimeve të maturës shtetërore, këtë të martë kanë nisur provimet e lirimit për klasat e 9-ta. 227 nxënës të klasave të 9-ta të të gjitha shkollave 9-të vjeçare në Bashkinë e Matit u testuan në lëndën e Gjuhës shqipe në dy qendra provimi në qytetin e Burrelit.

Grumbullimi i nxënësve është bërë rreth orës 9-të para qendrave ku do të zhvillohej provimi, ndërsa ata i janë nënshtruar të njëjta rregullave si maturantët. Nxënësit janë futur në ambjentet e përcaktuara për të dhënë provimin e parë në lëndën e gjuhës Shqipe dhe kanë shfrytëzuar kohën maksimale për t’ju përgjigjur pyetjeve të testit të hartuar nga specialistët.

I gjithë procesi është zhvilluar pa probleme nën monitorimin e administratorëve të provimit.

Edhe në Bashkinë e Klosit 121 nxënës të klasave të 9-të nga të gjitha shkollat 9-të vjeçare të kësaj bashkie ju nënshtruan testit në lëndën e Gjuhës shqipe.

Ashtu si në Burrel edhe në Klos nuk është vënë re problematikë që mund të cënonte procesin e provimit. Provimi i radhës do të jetë ai i Matematikës në 23 qershor. Ndërsa në 26 qershor, do të zhvillohet Provimi kombëtar i Gjuhës së huaj.