Baz të Bashkisë së Matit e cila shërbente për kalimin e banorëve në fshatin Urakë.
Kjo urë u shemb nga tejfryrja e lumit Mat gjatë shirave të Nëntorit të vitit 2016. Prej afro tre vitesh banorët e Rrethe Bazit nuk e kanë përdorur dot më këtë uyrë, duke u detyruar që për të dalë në fshatin Urakë, të dalin më parë në qytetin e Burrelit.
Ura në fjalë përmbytet sa herë niveli i ujit rritet, e del në pah në momentin që niveli i ujit zbret. Shqetësimi i banorëve i ngritur në instance vendore e qendrore, nuk ka marrë ende zgjidhje, pasi ura vijon të jetë jashtë funksioni.
Ura në fjalë jo vetëm që i është dëmtuar plotësisht shtresa e dërrasës, por edhe dy këmbët në fshatin Rrethe Baz janë pothuajse të këputura. Për rikthimin e saj në gjendjen e mëparshme duhet një investim që të përfshijë, pothuajse ndërtimin e urës nga e para.