Prej më shumë se një muaji materniteti i Spitalit Bashkiak Mat ishte pa shërbeimin obstetërgjinekologjik. Kjo për shkak se mjeku që ishte më parë Halit Karaxha nga Malisheva e Kosovës, refuzoi të firmoste kontratën për vijimin e punës pranë këtij materniteti. Një ditë më parë, gratë shtatzëna në Mat paralajmëruan një protestë këtë të martë, por vetëm njëra prej tyre u paraqit. Linela Markja sëbashku me bashkëshortin e saj protestuan në mënyrë simbolike për mungesën e këtij shërbimi.

Ndërkohë po në të njëjtën kohë pranë maternitetit mbërriti mjeku obstetërgjinekolog Altin Gjeci. Drejtori i Spitalit Bashkiak Mat, Roland Meta tha se për momentin zgjidhja e vetme që i është dhënë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale është mbulimi i këtij shërbimi me patronazhim nga mjekët e spitalit Rajonal Dibër.

Nga ana tjetër Drejtori i këtij spitali tha se 3 mjekët e spitalit Rajonal Dibër do të shërbejnë me grafik për të mos e lënë pa këtë shërbim maternietin e spitalit të Burrelit.