Besimtarët e Krishterë në të gjithë botën kremtuan Krishtlindjen. Si asnjëherë më parë festimet u diktuan nga rregullat e vendosura anti-covid. Edhe Kisha Ungjillore Burrel festoi Krishtlindjen, por duke zbatuar kushtet e vendosura nga autoritetet. Për shkak të kufizimeve, numri i të pranishmëve ishte i vogël. Megjithatë, u zhvillua Shërbesa e Krishtlindjes, për të mos e lënë këtë ditë të shënuar pa u përkujtuar. Pastori i Kishës Ungjillore Burrel, Rustem Beqiri, në mesazhin e tij të Krishtlindjes, uroi që pandemia të kalojë sa më shpejt dhe gjithçka t’i rikthehet normalitetit.
Një urim për Krishtlindjen e bëri edhe teologia e Kishës Ungjillore Burrel, Lindita Beqiri.
Në mbarë vendin u mbajtën mbrëmjen e djeshme ceremonitë e Krishtlindjes, por për shkak të kufizimeve në orare, ato u zhvilluan para orës 20 e 30 minuta.