Fëmijët e fshatrave Lis, Shëlli, Vinjoll e Gjalish në Bashkinë e Matit i janë gëzuar dhuratave për festat e fundit vitit. Kisha Ungjillore Burrel në bashkëpunim me Mat Televizion dhuroi këtë të Martë plot 110 pako për fëmijët nga kopshtet deri në klasën e pestë. Pastori i Kishës Ungjillore Burrel, Rustem Beqiri tha se festa e Krishtlindjes dhe vitit të ri duhet të gëzojë të gjithë, por veçanërisht fëmijët.
Fëmijët që mësojnë në shkollën e mesme të bashkuar “Abdyrrahman Përmeti” në Lis, iu gëzuan dhuratave të marra, ndërsa drejtoresha e kësaj shkolle Afërdita Bruçi falenderoi donatorët të cilët mundësuan që këta fëmijë të lumturohen duke marrë dhurata për Krishtlindjen dhe vitin e Ri.
Edhe fëmijët nga kopshti deri në klasën e pestë në shkollën 9-vjeçare të fshatit Shëlli iu gëzuan dhuratave nga Kisha Ungjillore Burrel në Bashkëpunim me Mat Televizion.
Fëmijëve të vegjël të shkollës anekse në fshatin Gjalish të Njësisë Administrative iu shkëlqyen sytë nga dhuratat që morën të cilat përmbajnë asortimente të ndryshme shkollore.