Kisha Luterane e Moraviane Burrel ndihmë familjeve në nevojë Në kuadër të festës së Pashkës, por edhe të situatës së krijuar nga virusi korona në vendin tonë, Kisha Luterane e Moraviane në Shqipëri, Qendra Kristiane Burrel, ndau pako ushqimore për familje në nevojë. Në pamundësi për të zhvilluar shërbesën e së dielës, Drejtuesja e kësaj Kishe, Shpresa Gjestila tha se është menduar që për familjet në nevojë dhe besimtarët të ndahen pako ushqimore e nga një thes miell. Për të shmangur grumbullimin e njerëzve, përfaqësuesit e Kishës jua dërguar vetë në shtëpi, veç atyr që ndodhen fare pranë kësaj kishe.