Këto janë pamjet nga arsenali i armëve që u zbulua në banesën e Qemal Ajazit në Lurë.
66-vjeçari u arrestua pasi e kishte kthyer banesën në fshatin Arrëmollë, në një vend të prodhimit të minave.
Ajazi siguronte municion dhe armë, me qëllim shitjen e tyre për llogari të grupeve kriminale që veprojnë në qarkun e Lezhës.
3 mina me telekomandë, 2 armë, 40 kallëpe tritoli dhe më shumë se 2 mijë fishekë iu gjetën 66-vjeçarit në momentin e arrestimit.
Policia po vijon hetimet për të zbuluar personat apo grupet kriminale që kishin porositur armët dhe eksplozivët.