Këshilli bashkiak Mat zhvilloi këtë të martë mbledhjen e radhës me 9 pika në rendin e ditës.
Pas miratimit në parim të rendit të ditës, Këshilli nisi shqyrtimin e pikave një e nga një. Këshilltarët miratuan me të gjitha votat e pranishme në këtë mbledhje projekt-vendimin e ndihmës ekonomike fondi 6% muaji Tetor 2024, pas relatimit nga zyra përkatëse. Këshilli më pas miratoi me shumicën e votave të nevojshme projekt-vendimin për një ndryshim në vendimin e këshillit bashkiak numër 72 datë 29.10.24 për “Marrëveshjen e bashkëpunimit për zbatimin e programit të ndërtimit të banesave me kosto të ulët në Bashkinë Mat”. Ndërsa Projekt-vendimi për masën e qerasë sipas strukturave tip të apartamenteve dhe kontratës së qirasë për banesat sociale” nuk u miratua pasi nuk mori votat e nevojshme të këshilltarëve. Këshilli më pas miratoi projekt-vendimin për planet e mbarështimit të pyjeve dhe kullotave për ekonomitë pyjore “Derjan 1” dhe “Mbasdejë”, ndihmë financiare për dy familje të dëmtuara nga zjarri dhe hapjen e një rruge automobilistike në fshatin Laç të Njësisë Administrative Rukaj.