Këshilli i Bashkisë së Matit zhvilloi këtë të Hënë mbledhjen e radhës të tij. Në rendin e ditës ishin parashikuar 10 pika për shqyrtim mes të cilave edhe dy kërkesa për dhënie në përdorim të një sipërfaqeje toke në pronësi Publike të Bashkisë Mat për ndërtim dy subjekte që duan të ndërtojnë HEC-e. nisur edhe nga prania e banorëve të fshatrave të njësisë Administrative Komsi, këshilli vendosi që këto dy pika të kalonin të parat për shqyrtim.
Projekt-vendimi për kërkesën e shoqërisë “Elektral Batra” HPP sh.p.k ishte diskutuar më parë në komisione dhe me kryetarët e grupeve. Nisur nga kjo kryetarja e këshillit bashkiak, Elisa Gjasta dha argumentet ligjore që shoqëria nu ki ka zbatuar deri në këtë fazë. Kjo u mbështet edhe nga këshilltarët e pranishëm dhe në fund u rrëzuar me 14 votat e antarëve present në këtë mbledhje.
Ndërkohë edhe pika e dytë për dhënie në përdorim të një sipërfaqe toke në pronësi publike të bashkisë Mat për ndërtim HEC BUNARi subjektit “Mata” sh.p.k u rrëzua me të njëjtat argumenta ligjore sin ë pikën e parë.
Këshilli më pas diskutoi dhe miratoi fondin 6% të ndihmës ekonomike për muajin Shtator 2021, listën e të pastrehëve në Bashkisë Mat, ndryshim në buxhetin e këtij viti, sistemimin e hapsirave publike të unifikuara në rrugën “Rexhep Pash Mati” qyteti Burrel dhe project-vendimin për dhënie në përdorim të një sipërfaqe toke në pronësi publike të Bashkisë Mat për ndërtimin e një antene kompanisë celulare “ONE”.