Këshilli i Bashkisë së Matit ka zhvilluar këtë të Martë mbledhjen e radhës për muajin Prill. Në këtë mbledhje pati vetëm 5 pika në rendin e ditës. Këshilli e nisi me miratimin e fondit 6% të ndihmës ekonomike për muajin Mars 2023.

Këshilltarët e pranishëm e votuan unanimisht këtë projekt-vendim pas relatimit të zyrës përkatëse. Ndërkohë në pikën e dytë të rendit të ditës ishte parashikuar një ndryshim në buxhetin e vitit 2023.

Komisioni i ekonomi-financës pranë këshillit dha sqarimet e nevojshme në lidhje me projekt-vendimin dhe aryset e këtij ndryshimi në buxhet. Pas diskutimeve këshilltarët e miratuan me të gjitha votat e pranishme.

Në pikën e tretë, këshilli u njoh me projekt-vendimin për dhënien me qira të tokave bujqësore për mbjelljen e kulturave dru frutorë. Edhe kjo pikë u miratua unanimisht nga anëtarët e pranishëm në këtë mbledhje.

Në pikën e pestë, këshilltarët miratuan projekt-vendimin për dhënie pëlqimi për shitjen me ankan të shoqërisë “KF Burreli” në masën 100%. Këshilli u njoh me projekt-vendimin dhe arsyet e nxjerrjes në anakand të klubit dhe pas diskutimieve dha pëlqimin për shitjen e tij.

Në pikën e të ndryshmeve këshilltarët e pranishëm në këtë mbledhje diskutuan kërkesa nga komuniteti etj.