Këshilli i Bashkisë së Matit është mbledhur këtë të Mërkurë në mbledhjen e radhës për muajin Mars, ku kishte për shqyrtim plot 12 pika në rendin e ditës.

  Fillimisht këshilltarët miratuan rendin e ditës e më pas nisën shqyrtimin e pikave një e nga një. Në pikën e dytë këshilli miratoi me të gjitha votat e anëtarëve të pranishëm listën e përfituesve të ndihmës ekonomike me fondin 6% për muajin Shkurt. Më pas Këshilli miratoi ndryshim në vendimin e këshillit bashkiak të datës 4 Janar të këtij viti për masën e subencionit të qerasë për përfituesit. Ndërkohë, këshilli miratoi me të gjitha votat Rregulloren e këshillit vendor të sigurisë publike. Në pikën e pestë këshilltarët e pranishëm u njohën me tavanet përgatitore të buxhetit afatmesëm 2025 – 2027. Pika e pestë e rendit të ditës kishte të bënte me përdorimin e fondit rezervë për vitin 2024. Në pikën e 7 këshilli u njoh me raportin e monitorimit për katër mujorin e tretë të vitit 2023.

Këshilli miratoi më pas marrëveshjen mes Bashkisë Mat dhe Agjencisë Kombëtare të Rinisë për qendrën rinore, ndërsa u miratua edhe akti i themelimit të statutit të shoqërisë së Bashkëpunimit Bujqësor “Operatori i rrugëve rurale dhe turistike” që do të jetë një projekt pilot në qarkun Dibër nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Në pikën e fundit, Këshilli kërkoi informacion nga komisariati i policisë Mat për Sigurinë Publike në të gjithë territorin, ndërsa u kërkua nga këshilltarët që të rritet siguria rrugore në qytetin e Burrelit dhe të mos ketë më viktima të pafajshme nga aksidentet.