KËSHILLI BASHKIAK MAT NIS DËGJESAT ME BANORËT PËR REFORMËN TERRITORIALE
Këshilli Bashkiak Mat ka nisur dëgjesat publike në vazhdën e rolit të tij për dhënie mendimi ndaj propozimit të mazhorancës për reformën e re administrative territoriale 2.0. Këshilli e nisi turin e dëgjesave me banorët e Njësisë Administrive Macukull, të cilët shprehën mendimet e tyre në lidhje me propozimin e mazhorancës që parashikon bashkimin e bashkive Mat e Klos në një të vetme. Pas Njësisë Administrative Macukull, ndalesa e radhës e këshillit bashkiak ishte me banorët e Njësisë Administrative Derjan të cilët edhe ata shprehën mendimin e tyre në lidhje me reformën administrative territoriale. Dëgjesat me banorët për të marrë mendimin e tyre në lidhje me reformën, do të zhvillohen në 8 Njësitë Administrative të Bashkisë Mat.