Këshilli i Bashkisë së Matit u mblodh këtë të hënë në mbledhjen e radhës për të diskutuar 3 pika në rendin e ditës.
Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia dhe rregullave mbrojtëse të nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, kjo mbledhje u zhvillua në dy forma njëherësh. 7 këshilltarë ishin prezent fizikisht në sallën e mbledhjeve ndërsa në platformën online ishin edhe 5 të tjera duke formuar korumin e nevojshëm për zhvillimin e kësaj mbledhjeje. Pika e parë në rendin e ditës ishte ajo për miratimin e fondit 6% të ndihmës ekonomike për muajin Tetor 2020. Këshilltarët e miratuan unanimisht këtë pikë. Po ashtu, këshilltarët e pranishëm diskutuan dhe miratuan projekt-vendimin për transferim trualli Entit Kombëtarë të Banesave për ndërtimin e banesave me kosto të ulët për familjet e pastreha. Edhe pika e katër e rendit të ditës kishte të bënte me ndërtimin e banesave me kosto të ulët. Këshilltarët miratuan në këtë pikë shembjen e ndërtesës me numër pasurie 5/132, që do t’i hapë rrugë ndërtimit të banesave të reja.