Deputeti i zgjedhur i PD Kreshnik Çollaku deklaroi në studion e “Pa Protokoll” në Report Tv se PD nuk i njeh zgjedhjet e 25 prillit, megjithatë ai mendon se duhet të futen në parlament për t’u përballur me mazhorancën.

“Ne se njohim rezultatin seshtë i bazuar në votë të lirë. Çështjen e parlamentit dhe mandateve se kemi diskutuar. Në bindjen time personale, ne nuk mundemi në këtë situatë të krijuar dhe mungesë ndershmërie të thellë, ti ofrojmë hapësirë të lirë këtij regjimi në një ndër arenat më të mira që eshte parlamenti. Do dikutohet dhe nëpër formune dhe do marrim vendim”, tha Çollaku.null

Duke folur për deklaratën e Xhelal Mziut i cili gjatë fushatës elektorale kërcënoi duke thënë se kush është i dyshuar për shitblerje votash do ta pësojë si Pjerin Xhuvani që u vra nga shoqëruesi i Gazmend Bardhit, Çollaku nënvizoi se ishte surprizuese dhe e panevojshme. Përveç analizës, Çollaku thotë se PD do të bëjë një databazë ku do të dokumentojë të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë inxhinierim të vjedhjes së votës dhe do ti çojnë deri në Strasburg.