Vijon merkatoja e dimrit tek ekipi i Burrelit. Deri në këto momente merkatoja është zhvilluar vetëm në largime ku kanë ndërprerë kontratën me klubin 4 futbollist, përkatësisht Brilant Hasaj, Rigers Xhahysa, Silva Junior Luis Paulo dhe Orges Koduzi.

Sipas drejtuesve të Klubit me të gjithë këto sportist është mbyllur kontrata e bashkëpunimit zyrtarisht dhe se ato janë të lirë të shkojnë të testohen tek ekipet e tjera.

“Deri tani kemi ndërprerë kontratën me katër sportiest, ndërsa nuk përjashtohet mundësia edhe e largimeve të tjera. Natyrisht që në fund të fazës së parë gjithmonë ka patur lëvizje të futbollistëve me dëshirën e tyre apo me atë të klubit pas rezultateve jo të kënaqshme. Besoj që këto ditë që kanë mbetur do t’i shfrytëzojmë shumë mirë për të plotësuar vakancat në repartet ku ka nevojë. Po ashtu do të vendosen pikat mbi i edhe pë rata lojtarë që ende janë në mëdyshje për të qëndruar apo tek ata që nuk kemi më pritshmëri prej tyre. Mendoj që bashkarisht me stafin Teknik po bëjmë më të mirën për t’i dhënë Burrelit lojtarët që Meriton dhe që do ta ndihmojnë skuadrën për të vijuar ngjitjen në klasifikimin e përgjithshëm të kategorisë së parë” – tha Drejtori Teknik i KF Burreli, Klevis Gjoka.

Po ashtu vijon stërvitja dhe testimi i lojtarëve të rinj të cilët janë paraqitur me dëshirën për të qenë pjesë e skuadrës matjane për pjesën e mbetur të kampionatit.

Gjithsesi, përbërja e skuadrës për fazën e dytë të këtij sezoni do të shihet pas datës 10 Janar kur dhe do të vendoset përfundimisht për lojtarët e rinjë që do t’i bashkohen ekipit të drejtuar nga tekniku Alert Alcani.