Ballina AKTUALITET KAS nis rinumërimin e 42 kutive në Qarkun Dibër, do shqyrtohen votat...

KAS nis rinumërimin e 42 kutive në Qarkun Dibër, do shqyrtohen votat preferenciale të PD-ASHM

0

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur të nisë rinumërimin e 42 kutive të votimit në Qarkun e Dibrës, si pjesë e shqyrtimit të ankesave të paraqitura nga opozita pas zgjedhjeve të 11 majit.

Rinumërimi do të përqendrohet tek votat preferenciale të koalicionit PD-ASHM. Vendimi vjen pas pretendimeve për parregullsi në numërimin fillestar dhe synon të sigurojë transparencë dhe besueshmëri në procesin zgjedhor.

KAS pritet të përfundojë procesin e rinumërimit në ditët në vijim dhe të dalë me një vendim përfundimtar.

Exit mobile version