Ballina AKTUALITET 65-vjeçari i vrarë në Xibër, policia jep detaje: U gjet pranë pronës...

65-vjeçari i vrarë në Xibër, policia jep detaje: U gjet pranë pronës së tij. Janë konstatuar dëmtime në trup me mjet prerës

0

Policia e Dibrës ka reaguar mbrëmjen e sotme mbi vrasjen e një 65-vjeçari në Xibër të Klosit, mbrëmjen e sotme.

Sipas policisë, shtetasi S.V u gjet pranë pronës së tij nga një bashkëfshatar, pa shenja jete.

“Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime në trup, të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës”, thotë policia.

Klos / Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Xibër, pranë pronës së tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi S.V., rreth 65 vjeç.

Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime në trup, të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Exit mobile version