Ballina AKTUALITET Bulqizë/Operacioni policor i koduar “Koordinata”, çon në pranga nje shtetas dhe shpallet...

Bulqizë/Operacioni policor i koduar “Koordinata”, çon në pranga nje shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër pasi kultivonin bimë narkotike.

0

Si rezultat i kontrolleve të intensifikuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë dhe Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Dibër, në malin e fshatit Okshtun u evidentua një parcelë me rreth 1800 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., 19 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Në vijim të operacionit u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A.Z., 21 vjeç, banues në Fushë-Krujë (bashkëpunëtor me të arrestuarin).

Fidanët dhe bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.

Operacioni antikanabis “Koordinata” vijon.

Exit mobile version