Keto dite po debatohet rreth spitalit qe do te perdoret si karantine per rastet e dyshuara per koronavirus. Gjate dites se djeshme drejtoresha e Institutit te Shendetit Publik Silva Bino nuk pranoi te publikonte vendodhjen e klarantines duke e lidhur kete me alarmin qe mund te shkaktonte tek qytetaret qe jetojne afer saj.
Por ne nje reagim ne rrjetet socialle, sekretari i Pergjithshem demokrat Gazmend Bardhi shkruan se behet fjale per spitalin e Kavajes, ku ka nisur puna qe repartet e patologjise dhe urgjences te kthehen ne karantine.
Bardhi e ka kundershtuar caktimin e spitalit te Kavajes si karantine duke thene se perben kercenim per jeten e te gjithe banoreve.
Bardhi në Facebook
Sot në repartin e patologjisë dhe urgjencës në Spitalin e Kavajës kanë nisur përgatitjet, me urdhër të Ministres së Shëndetësisë, për ta kthyer në Karantinë.
Kjo është papërgjegjshmëri!
Zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve.
Ky është një provokim i rëndë për Kavajën!
I bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi të mos e pranojnë trajtimin nga Edi Rama si banorë të parëndësishëm, jeta e të cilëve nuk ka rëndësi për Kryeministrin.
Karantinën ta ndërtojë në shtëpinë e tij në Surrel, jo në Kavajë!
Opozita nga ana tjeter, i ka kerkuar qeverise qe te tregohet e pergjegjshme dhe te marre te gjitha masat ne menyre transparente per te perballuar koronavirusin, sidomos pas rasteve te shumta te shfaqura ne Itali.