Largimi i papritur nga Dinamo, trajneri Moriero dhe zv.trajneri Miçoli janë larguar nga skuadra. Përmes një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale, Moriero bën me dije se është larguar së bashku me stafin e tij duke I uruar suksese Dinamos. Ish-lojtari i Interit firmosi pa muaj më parë, ndërsa këtë fundjavë Dinamo fitoi në transfertë. Ngelet ende për t’u mësuar se çfarë e ka shtyrë trajnerin italian të largohet nga blutë e kryeqytetit.
Postimi I Morieros:
Mister Francesco Moriero, Fabrizio Miçoli, Christian Parabita, në ditën e sotme, japin dorëheqjen e tyre nga detyra, respektivisht nga ajo e trajnerit, zëvendës trajnerit dhe përgatitësit atletik. Misteri dhe gjithë stafi teknik falenderojnë lojtarët për entuziazmin që kanë treguaj në këto dy muaj. Atyre ju urojmë sa më shumë fat në livelin futbollistik dhe njërëzor. Një falënderim shkon edhe për qytetarët dhe tifozët e Dinamos për mikpritjen e dhënë në këto pak muaj.