Statusi i plotë ne facebook i Agron Malaj

I/E dashur matjane dhe matjan,
Më lejo të të falenderoj nga zemra për të gjithë mbështetjen që më ke dhënë gjatë këtyre ditëve në të gjitha takimet dhe bisedat që kemi patur së bashku. Sot më shumë se kurrë jam mëse i lumtur dhe i nderuar për detyrën që kam marrë përsipër për t’u shërbyer banorëve të Bashkisë Mat. Në 30 qershor së bashku do të hapim një kapitull të ri. Më shumë mundësi punësimi për nënat dhe motrat tona. Më shumë mundësi shkollimi për të rinjtë tanë. Më shumë parqe e lulishte për fëmijët dhe prindërit tanë. Më shumë shkolla e kopshte për edukimin e brezit të ri. Më shumë rrugë dhe ndriçim. Më shumë kanale vaditëse dhe furnizim me ujë të pijshëm.
Më 30 qershor, ti që jeton në Burrel, në Lis, Shoshaj, Ulëz, Bushkash, Stojan, Urxallë, Derjan, Macukull, Barbullej, Dukagjin, Gjocaj, Urakë, Rukaj, Laç, Bruç, Prell, Remull, Baz, Karicë, Komsi, Frankth, Muzhakë, Batër e Madhe dhe e Vogël, Gërman, Midhë, Shoshaj,Vig, Vinjoll, Shëlli apo Shqefën, mos qëndro në shtëpi, por dil dhe voto.
Voto për të nesërmen, për më shumë mundësi, për një trajtim dinjitoz, të drejtë dhe të barabartë, për një të ardhme më të mirë për ty dhe familjen tënde.
Unë dua të të falenderoj nga zemra për mundin dhe djersën që ke dhënë për vendin tënd çdo ditë, për përpjekjen e palodhur për ta bërë një vend më të mirë dhe më të begatë. Të premtoj që së bashku do të shumëfishojmë përpjekjet dhe rezultatet që qyteti ynë të bëhet ai që duam. Unë nuk do të lodhem asnjë ditë dhe së bashku do të përmirësojmë jetën dhe të ardhmen e qytetit tonë.
Faleminderit
Agroni