Kandidatja e PD Dhurata Çupi ka vijuar ditën e sotme takimet elektorale në fshatrat Urxallë dhe Dukagjin. Banorët e zonës kanë shprehur edhe shqetësimin e tyre për mungesën e ujit të pishëm dhe infrastruktura që len për të dëshiruar. Tjetër problem i banorëve ishte edhe mungesa e valëve telefonike të cilat i pamundësojnë atyre komunikimin.

Statusi i Dhurata Çupit në facebook

📍Në fshatrat Urxallë dhe Dukagjin , të ish komunës Derjan, banorët ankohen për shumë çështje. Rrugët, vaditja, uji i pijshëm, mungesa e valëve telefonike por edhe abuzimi me tregun e gështenjeva më tē shijshme te zonës. 💙 Njerëzit po presin me padurim të votojnë për të shpëtuar nga kjo e keqe që na kapi për 8 vjet. Edhe pak ditë nga fitorja! Është koha për ndryshim! Voto 9️⃣, voto PD, voto për një vend më të mirë !