Pas përfshirjes në listat e Dibrës si kandidate për deputete Aurora Mara nuk ka humbur kohë por ka filluar takimet me strukturat e PS.

Në takim ishin të pranishëm edhe krybashkiaku Malaj si dhe Kryetari PS Mat Hasan Pasha.

Mara ka premtuar që do të jetë zëri i të gjithë matjanëve.

Statusi i PS Dega Mat

➡️ Nën moton “Shqipëria e ardhmja jonë” u prezantua sot në Asamblenë e Partisë Socialiste Mat deputetja e Qarkut Dibër Aurora Mara.

Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj dhe Kryetari i PS Hasan Pasha u shprehën të sigurtë në fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit.
“Kandidatja jonë, u shpreh Pasha, nuk i tradhëtoi zgjedhësit matjanë, dibranë e bulqizakë. Ajo u bë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë dhe dha ndihmën e pakursyer në Komisionin e Ligjeve.”

Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj nënvizoi se Aurora Mara vjen nga një familje e nderuar matjane, me vlera dhe kontribute në krahinë. Strukturat e PS Mat kanë përfunduar përgatitjet për fitoren e thellë në zgjedhjet e 25 prillit. E kemi detyrim dhe obligim ta mbështesim Kryeministrin Rama. Ndërtimi i Rrugës së Arbërit, Ujësjellësi i Zallë Gjoçajve dhe shumë investime të tjera do tua ndryshojnë jetesën banorëve të Matit.

Depuetja Aurora Mara tha se ishte krenare që është bijë e Matit dhe që ka kontribuar për bashkëqytetarët e saj. “U bëra pjesë e Parlamentit për ta bërë realitet reformën në drejtësi. Vetëm Edi Rama dhe Partia Socialiste mund ta zhvillojnë këtë vend. Jo vetëm Mati, por e gjithë Shqipëria është kthyer në kantier ndërtimi. Do të jem zëri i banorëve të Matit, Dibrës dhe Bulqizës në Kuvendin e Shqipërisë.”