Kandidati i Partisë Demokratike për Qarkun Dibër, Kreshnik Çollaku ka vijuar takimet e tij elektorale me banorë të fshatrave të Njësisë Administrative Lis. Gjatë bashkëbisedimit me banorët e Shoshajve, Çollaku tha se ka mbetur vetëm një javë për tu ndarë nga varfëria.
Në Zenisht, Çollaku tha se është koha për ndryshim dhe këtë e kërkoi nga shqiptarët Ambasadorja e SHBA në vendin tonë.
Ndalesa e radhës e kandidatit Çollaku ishte në fshatin Gjalish. Pasi dëgjoi shqetësimet e banorëve, Çollaku i garantoi ato se do të jetë zë i fuqishëm në parlamentin e ardhshëm.
Në takimin me banorët e fshatrave Burgajet e Lis, Kandidati i PD për Qarkun Dibër, Kreshnik Çollaku ju premtoi banorëve që ta ngrejë dorën në parlament nëse nuk financohen projektet infrastrukturore të Matit