Kanali vaditës i Klosit, Shehu: do të jetë në funksion brenda muajit Maj
Vepra më e rëndësishme vaditëse në të gjithë Qarkun Dibër mbetet kanali vaditës i Klosit. E një gjatësi prej afro 25 km ky kanal vaditës fut nën ujë dhjetra hektar tokë bujqësore nga Klosi deri në fshatin Zenisht të Bashkisë Mat. duke qenë se ka një rëndësi të veçantë për të gjithë fermerët e luginës së Matit dhe mbulon dy bashki, kjo vepër vaditëse vijon të jetë nën administrimin e Drejtorisë së Bordit të Kullimit Durrës që mbulon edhe Qarkun Dibër. Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se nga bisedat me drejtuesit e bordit të kullimit është thënë se kanali vaditës i Klosit do të jetë gati për fermerët brenda muajit Maj, ndërsa shtoi se në fund të këtij viti do t’i nënshtrohet një rehabilitimi të plotë. Kjo vepër vaditëse është jetike për fermerët e luginës së Matit pasi e kanë alternativë të vetme për të vaditur të mbjellat e tyre bujqësore